Një përmbledhje e vitit 2016 raportoi se njerëzit me artrit kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Kjo e fundit ndihmon në forcimin e eshtrave dhe sistemit imunitar. Mungesa e kësaj vitamine nga ana tjetër, rrit shanset për këto sëmundje tek njerëzit.
Si mund ta merrni vitaminën D?
- Duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit
- Duke ngrënë ushqime që e përmbajnë atë (peshk, nënprodukte të qumështit, të verdhat e vezëve, avokadot dhe kërpudhat)
- Përmes shtojcave të ndryshme në farmaci

Sidoqoftë, nuk është e qartë nëse nivelet e rritura të vitaminës zvogëlojnë aktivitetin e sëmundjes. Në çdo rast, është mirë që të ruani një nivel normal të vitaminës D në trup./neps.al
Lini një koment