Uthulla e mollës përmban acid acetik dhe mikroelemente si kaliumi dhe magnezi. Ka veti antibakteriale dhe antimykotike prandaj duhet ta përfshini me patjetër në ritualin e përkujdesjes.
Çfarë duhet të bëni:
- Bashkoni 1 lugë gjelle uthull molle me 1 lugë gjelle ujë distiluar.
- Me ndihmën e një topthi pambuku ose nape aplikojeni në gjithë fytyrën.
- Lëreni derisa të mpikset dhe më pas lani fytyrën vetëm me ujë të vakët.

Mbani mend se: Ky trajtim është efektiv vetëm në rastin e akneve të sapoformuara, të cilat vijnë si rezultat i papastërtive dhe mungesës së oksigjenimit të lëkurës, dhe jo për aknet e krijuara si pasojë e çrregullimeve hormonale.
Lini një koment