Përdoreni uthullën e mollës si një tonik për fytyrën dhe ja 4 përfitimet e pabesueshme që do të keni

Aplikimi i uthullës së mollës në fytyrën tuaj balancon dhe ruan pH natyral të lëkurës suaj. Uthulla e mban lëkurën tuaj të pastër dhe i jep një pamje më të këndshme.

4 përfitimet kryesore që merrni nga përdorimi i uthullës si një tonik:

  1. Ju mbron nga shenjat e plakjes së parakohshme
  2. Largon qelizat e vdekura
  3. Lufton aknet dhe shenjat e akneve
  4. Minimizon poret

Save $9-$25 when you use apple cider vinegar as a facial toner instead

Udhëzime:

  • Merrni një lugë gjelle uthull molle dhe e kaloni në një shishe. Shtoni dy lugë ujë të destiluar dhe tundeni mirë shishen. Aplikojeni tonikun tek fytyra juaj duke përdorur një pambuk të pastër. Shmangni zonën e syve.
  • Tonikun tundeni mirë para çdo përdorimi. Ruajeni në një vend të ftohtë dhe të errët. Nuk është nevoja ta ruani në frigorifer.

Jeni të shqetësuar për aromën?

Atëherë mund t’i shtoni tonikut sipas dëshirës, disa pika vajra esencialë si për shembull lavandër.

Lini një koment