Për një sistem të fortë imunitar, mos i ndani këto 6 ushqime nga tryeza juaj!

Ushqimi i trupit tuaj me ushqime të caktuara mund të ndihmojë në mbajtjen e një sistemi të fortë imunitar. Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të parandaluar faktin që sëmureni shpesh, hapi juaj i parë duhet të jetë hedhja një sy e ushqimeve që mbani në dollap.

Planifikoni të përfshini këto ushqime, për një sistem të fortë imunitar: 

Agrumet
Janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Ndihmojnë në forcimin e sistemit tuaj imunitar. Vitamina C mendohet se rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

Spinaqi
Eshtë i mbushur me antioksidantë të shumtë dhe beta karoten, të cilat mund të rrisin aftësinë për të luftuar infeksionet e sistemit tuaj imunitar.

Bajamet
Bajamet janë një burim tjetër i shkëlqyer i vitaminës E. Ato përmbajnë gjithashtu mangan, magnez dhe fibra. Një grusht bajamesh është një snack i shëndetshëm për sistemin imunitar.

Papaja
Papaja është një frut tjetër i pasur me vitaminë C. Papaja ka një enzimë tretëse të quajtur papain që ka efekte anti-inflamatore. Ka sasi të mirë të kaliumit, vitaminave B dhe folateve, të gjitha këto super të dobishme për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Farat e lulediellit
Ato janë një burim i pasur i vitaminës E, një antioksidues. Në të njëjtën mënyrë si antioksidantët e tjerë, vitamina E përmirëson funksionimin imunitar. Ajo e bën këtë duke luftuar radikalet e lira, që mund të dëmtojnë qelizat.

Brokoli
Brokoli është i pasur me vitamina dhe minerale. Ai përmban vitaminat A, C, E, si dhe shumë antioksidantë apo fibra të tjerë. Ai gjithashtu përmban antioksidantë të fuqishëm, siç është sulforafani. Për këto arsye, është një zgjedhje e mirë si perime për t’u ngrënë rregullisht për të mbështetur shëndetin e sistemit imunitar./neps.al 

Image result for immune system

Lini një koment