Sugjerojmë:

Për mëngjes bukë e skuqur me vezë dhe luleshtrydhe

4 feta bukë të bardhë
1 filxhan me luleshtrydhe të freskëta
1/2 gotë qumësht
2 vezë
1/2 lugë gjelle me kanellë
1/2 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
1 lugë gjelle gjalpë
Pak kripë
Shurup panje si ëmbëlsues

1.Në një tas rrihni vezët. Shtoni me radhë të gjithë përbërësit e tjerë dhe i trazoni mirë.
2.Lyeni në të fetat e bukës para dhe mbrapa.
3.Vendosini me radhë për t’i skuqur në një tigan në nxehtësi mesatare.
4.Më pas i servirni duke i shtuar sipër shurup panje dhe luleshtrydhe sipas dëshirës.

Lini një koment