Për buzë të lëmuara edhe në ditët më të ftohta, ju duhet ky scrub me banane dhe sheqer!
Ulja e temperaturave dhe ekspozimi në të ftohtë për një kohë të gjatë, mungesa e trajtimit të duhur dhe konsumi i ushqimeve acide janë disa prej shkaqeve që çojnë në shfaqjen e buzëve të çara.
Por, e dini cila është mënyra e duhur për t’i trajtuar ato? Sigurisht që scrubi.
Para së gjithash duhet të shmangni përdorimin e buzëkuqit mat gjatë kësaj periudhe pasi ky i fundit than akoma më shumë buzët, si dhe evitoni ushqimet acide si agrumet, speci djegës, hudhra e tij.
Scrub me banane dhe sheqer Ky lloj scrub-i nuk ka në përmbajtjen substanca vajore, çka e kthen në produktin ideal për ato zonja, zonjusha që kanë lëkurë të yndyrshme.
Përbërësit:
1 banane e pjekur mirë
3 lugë gjelle sheqer të bardhë
Udhëzime:
Bashkojini të gjithë përbërësit dhe përziejini derisa të bëhet një masë homogjene.
Më pas fërkoni buzët me lëvizje rrethore dhe lani gojën, por edhe gjithë fytyrën me ujë të vakët.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment