Penne me spinaq dhe domate të thara

Penne me spinaq dhe domate të thara

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nuk dini se çfarë të gatuani sot për drekë? Ja tek e keni një ide të mirë pa shumë kosto....

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 200 gram kërpudha
  • ½ filxhan me domate të thara
  • 3-5 thelpi hudhra
  • 1 ½ filxhan me qumësht
  • 2/3 filxhan me lëng perimesh
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • Borzilok të freskët
  • 150 gram spinaq
  • 125 gram domate të thata
  • ¼ lëng limoni
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni si zakonisht pennet.

2

Sapo të kenë zierë i kulloni dhe i lini mënjanë.

3

Ndërkohë në një tigan me pak vaj, skuqni kërpudhat me hudhrat përreth 7 minuta. I shtoni lëngun e limonit.

4

I shtoni edhe domatet e thata. I përzieni dhe i lini për gati 5 minuta.

5

Shtoni spinaqin, qumështin, lëngun e perimeve dhe hudhrën pluhur. I përzieni mirë derisa të kombinohen. I lini për 5 minuta.

6

Shtoni pennet në tigan dhe i trazoni mirë. I shtoni sipër borzilokun e copëtuar. Provojeni nëse ka nevojë për më shumë kripë apo piper.

7

Shërbejeni pastat e ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment