Penne me salcë domatesh dhe ton peshku. Receta nga Kiara Tito
Ditët e karantinës mesa duket qenkan më të mirat për figurat publike për të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale receta të ndryshme gatimi.
Recetën e radhës ne e “rrëmbyem” nga moderatorja e njohur dhe blogerja e modës, Kiara Tito. Sot për drekë ajo kishte zgjedhur të gatuante pasta me salcë të kuqe (siç e quan ajo) dhe ton.
Përgatitja është shumë e thjeshtë, prandaj hidhini një sy:
Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë pennet.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni qepën.
Shtoni 1 filxhan salcë domatesh dhe më pas shtoni tonin (Sasia e përbërësve varet nga numri i personave që do hanë).
Shtoni 1 filxhan nga uji i makaronave që po ziejnë tek tigani.
Ndërkohë kulloni makaronat dhe i shtoni 1 copë gjalpë sipër që të shkrijë.
Sapo salca të trashet pak në tigan, i shtoni sipër pennet.
I përzieni të gjitha bashkë dhe i shërbeni të ngrohta. Pennet janë gati për t’u shijuar!
Burimi: Receta marrë nga InstaStory e Kiara Titos në Instagram
Ashurja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të traditës, me origjinë orientale, por e përhapur prej vitesh edhe në familjet shqiptare. Sot mund ta gjeni lehtësisht në ëmbëltore, por shija më autentike dhe kënaqësia e vërtetë vjen kur...
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Lini një koment