Penne me salcë avokadoje të freskët, misra dhe pomodorini

Penne me salcë avokadoje të freskët, misra dhe pomodorini

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • ½ filxhan me misra të gatshme
  • 120 gram domate qershi
  • ½ qepë e kuqe e prerë në rrathë
  • Për salcën e avokados:
  • 2 avokado të qëruara
  • Lëngu i një limoni
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë gjelle fara kumini

Udhëzimet

1

Gatuani pastat sipas udhëzimeve.

2

Prisni në rrathë qepën, domatet i ndani përgjysmë dhe hudhën e copëtoni imët.

3

I bashkoni në një tas bashkë me misrat.

4

Ndërkohë në një blender përgatisni salcën e avokados duke përzierë të gjithë përbërsit për disa sekonda. Salca duhet të bëhet kremoze.

5

Shtoni pennet e ziera tek tasi ku keni shtuar përbërësit e tjerë.

6

Tani shtoni edhe salcën e avokados.

7

I përzieni të gjitha bashkë dhe në fund makaronat janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment