Penne me karkaleca dhe djathë gorgonzola

Penne me karkaleca dhe djathë gorgonzola

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 pako penne
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 350 gram karkaleca të qëruar
  • 3 thelpi hudhra
  • ½ filxhan me verë të bardhë
  • 4 lugë gjelle krem djathi
  • 1 tufë me spinaq
  • ½ filxhan me djathë gorgonzola
  • ½ filxhan me arra
  • Borzilok i freskët
  • ¼ lugë çaji me kripë

Udhëzimet

1

Gatuani pastat sipas instruksioneve në paketim.

2

Ndërkohë në një tigan me vaj, skuqni karkalecat me hudhrat. I lini jo më shumë se 10 minuta. Mos harroni t'i shtoni verën e bardhë.

3

Kulloni pennet duke ruajtur 1 gotë nga uji i zierjes së tyre.

4

Shtoni pennet tek tigani. Shtoni spinaqin, kremin e djathit, djathin gorgonzola, pak borzilok, kripë.

5

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe i lini të gatuhen. Shtoni pak nga uji i pastave për të arritur konsistencën që dëshironi.

6

Pas gati 5 minutash e fikni zjarrin. I shërbeni pastat e ngrohta duke i shtuar sipër arrat e grira. Ju bëftë mirë!

Lini një koment