Penne me fileto pule dhe pesto

Penne me fileto pule dhe pesto

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Pjatë e shijshme, që ju ngop dhe shumë e thjeshtë për tu përgatitur. E gjithë familja juaj do e pëlqejë!

Ingredientët

  • 230 gram fileto pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 pako penne
  • 120 gram bizele (në formën e bishtajave)
  • Kripë, piper për shije
  • Për peston:
  • 120 gram borzilok të freskët
  • 4 lugë gjelle arra
  • ½ filxhan me djathë parmexhano të grirë imët
  • ½ avokado
  • 1 luge gjelle lëng limoni
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan të thelle ngrohni vajin e ullirit. Shtoni mishin e pulës të ndarë në copa të vogla dhe e lini të skuqet për 8-10 minuta.

2

I shtoni kripë e piper dhe më pas e hiqni tiganin nga zjarri.

3

Në një tenxhere zieni bizelet për 10 minuta dhe kullojini. Më pas në një tenxhere tjetër zieni pennet me metodën e zakonshme në ujë e kripë.

4

Kullojini makaronat, por ruajeni ujin e tyre.

5

Në tiganin ku keni mishin e pulës shtoni pennet, bizelet dhe 3 lugë gjelle pesto. Për përgatitjen e pestos mjafton t’i përzieni për pak sekonda në blender, të gjithë përbërësit e saj dhënë në recetë.

6

Nëse pennet janë shumë të thata shtoni edhe dy lugë gjelle nga uji më të cilin i zietë.

7

I përzieni mirë, i shërbeni të ngrohta duke i shtuar sipër djathin e grirë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Peston e mbetur mbajeni të mbyllur në kavanoz dhe mund ta ruani në frigorifer deri në 2 javë.

Lini një koment