Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Kjo recetë kombinon së bashku mishin e viçit dhe salcën e freskët të domateve. Patëllxhanët e mbushur, do ju shijojnë shumë më tepër tani, e sigurt!
Lani mirë patëllxhanët dhe i prisni në shirita të trashë (bashkë me lëkurën). I shtoni kripë dhe i lini për 10 minuta mënjanë.
Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhinë dhe sipër i shtoni vaj ulliri. Tani radhisni fetat e patëllxhanëve dhe i fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.
Ndërkohë në një tigan me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat, specin dhe mishin e viçit. Shtoni kripë dhe piper. I lini për pak minuta në zjarr.
Shtoni edhe ujin dhe prisni derisa ta pijë tërësisht. Më pas e hiqni nga zjarri.
Për të përgatitur salcën e domateve, në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët, hudhrat dhe domatet e prera në kubik të vegjël. Duhet të prisni derisa domatja të tretet tërësisht.
Shtoni ujin, kripë dhe piper. Sapo salca të jetë trashur pak, e hiqni nga zjarri.
Nxirrni patëllxhanët nga furra dhe i vendosni nga një lugë gjelle nga mbushja me mishin që përgatitët.
Kështu veproni me të gjitha shiritat e patëllxhanëve.
Merrni një tavë dhe bazën e lyeni me salcën e domateve. Radhisni patëllxhanët që i keni mbyllur në formë roleje.
Sipër i shtoni prapë salcën e kështu veproni deri në fund.
I shtoni pak borzilok sipër e në fund e fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë. Ju bëftë mirë!
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment