Patate të mbushura me proshutë të tymosur

Patate të mbushura me proshutë të tymosur

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 patate
  • 150 gram pançetë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri
  • borzilok të freskët

Udhëzimet

1

Merrni patatet, i lani dhe i qëroni.

2

Filloni t'i prisni në sipërfaqe, sikurse janë edhe në foto.

3

I marinoni me pak kripë e piper.

4

Hapsirat e patateve i mbushni me pançetë.

5

Tani i vendosni patatet për t'i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

6

I skuqni mirë nga të dyja anët dhe pas kësaj mund t'i shijoni!

Lini një koment