Patate të ëmbla të mbushura sipas stilit meksikan

Patate të ëmbla të mbushura sipas stilit meksikan

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Një opsion i dashur dhe shumë i shëndetshëm për të gjithë familjen tuaj!

Ingredientët

  • 2 patate të ëmbla të mëdha
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq i prerë imët
  • 2 filxhanë me kërpudha
  • ½ filxhan me misra
  • ½ filxhan me fasule të zeza (konservë)
  • 2 lugë gjelle salcë domateje të freskët
  • 1 avokado e shtypur
  • 4 lugë gjelle kos
  • Kripë, piper për shije
  • Pak borzilok për servirje

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine në të.

3

Lani patatet, i prisni përgjysmë dhe i vendosni tek tava. I fusni në furrë për 15-18 minuta.

4

Ndërkohë në një tigan me zjarr mesatar dhe me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat, specat dhe i përzieni mirë për 4 minuta.

5

Shtoni kërpudhat dhe i lini për 6-7 minuta.

6

Më pas shtoni misrat, fasulet, salcën e domateve.

7

E përzieni të gjithë masën bashkë në një tas.

8

Nxirrni patatet nga furra dhe i vendosni sipër nga masa që përgatitët.

9

Në fund i vendosni salcën e avokados dhe 1 lugë kos secilës.

10

E shërbeni me pak borzilok sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment