Patate të ëmbla në furrë

Patate të ëmbla në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Krokante nga jashtë dhe të buta e të shijshme nga brenda!

Ingredientët

  • 4 patate të mëdha të ëmbla
  • ½ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 1 lugë gjelle rozmarinë e copëtuar
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 2 lugë gjelle me hudhër e grimcuar
  • 1 filxhan çaji me djathë parmixhano

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i prisni në feta rrumbullake.

2

Shkrini gjalpin për 30 sekonda bashkë me hudhrat dhe erëzat.

3

Në një tas shtoni patatet e prera në feta, bashkë me gjalpin.

4

I përzieni mirë e mirë me dorë dhe më pas i vendosni patatet në një tavë. I shtoni sipër secilës djathë parmixhano.

5

I fusni në furrë për 20 minuta në temepraturë 200 gradë. Shijojini!

Lini një koment