Pastiço me beshamel, pjata juaj e preferuar!

Pastiço me beshamel, pjata juaj e preferuar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Pjata më praktike dhe më e shijshme, që të gjitha amvisat e duan!

Ingredientët

  • 1 pako makarona për pastiço
  • 1 litër qumësht
  • 3 vezë
  • 250 gram djathë bardhë të grirë
  • 200 gram djathë kaçkavall të grirë
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë e kripë, zieni makaronat.

2

Pasi të kenë zierë i shtroni në një tavë.

3

Ndërkohë në një tas bashkoni qumështin, djathin e bardhë, vezët dhe i përzieni mirë.

4

I rregulloni me pak kripë e piper. Ia shtoni sipër makaronave dhe në fund i shtoni djathin kaçkavall në të gjithë sipërfaqen.

5

Përgatisni beshamelin. Ju duhen: 80 gram gjalpë i shkrirë, 2 lugë miell, 3 gota qumësht, pak kripë, arrë moskati. Për recetën e plotë kërkoni në Neps.al

6

E shtoni sipër makaronave dhe e përhapni mirë.

7

E fusni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

8

Lini një koment