Panine me mish pule dhe avokado, ideale për të mos marrë shumë kalori!

Panine me mish pule dhe avokado, ideale për të mos marrë shumë kalori!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • Për peston:
  • Disa gjethe borziloku të freskët
  • 3 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle me fara pishe
  • ½ filxhan me vaj ulliri
  • ½ filxhan me djathë të grirë parmigiano
  • Pak kripë dhe piper për shije
  • Për sanduiçin:
  • 4 panine të gatshme
  • 4 lugë gjelle salcë pesto
  • 4 shirita djathë mozzarella
  • 4 feta domateje
  • 1 gjoks pule i skuqur dhe i thërrmuar
  • ½ avokado i prerë në feta-feta të vogla

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e pestos mjafton të bashkoni në një procesor të gjithë përbërësit e saj dhe t’i trazoni për disa sekonda derisa të formoni një masë homogjene. Ruajeni në frigorifer.

2

Ndërkohë paninet i ndani përgjysmë, por jo krejtësisht.

3

Secilën e lyeni nga brenda me 1 lugë gjelle pesto, vendosni djathin, domatet, mishin e pulës dhe dy feta avokado.

4

E ngrohni në toster për 3-5 minuta derisa djathi të shkrijë dhe buka të bëhet krokante.

5

Shijojini të ngrohta!

Lini një koment