Omëletë role me proshutë të tymosur

Omëletë role me proshutë të tymosur

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 domate
  • 6 vezë të mëdha (të rrahura mirë)
  • 200 gram proshutë e tymosur
  • 200 gram djathë çedar
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj të nxehtë vendosni vezët e rrahura për t’i skuqur mirë nga të dyja anët. I shtoni kripë dhe pipër.

2

Pas tri minutash e hiqni dhe e vendosni në një tavë.

3

Brenda i grini domaten në copa të vogla, shtoni proshutën e tymosur dhe djathin çedar.

4

Bëjeni vezën role dhe e fusni në furrë për 10 minuta sa të marrë një ngjyrë të artë.

5

Pasi të jetë gati e nxirrni, e prisni në copa të vogla dhe shijojeni!

Lini një koment