Omëletë me domate dhe barishte të njoma

Omëletë me domate dhe barishte të njoma

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • dy tufa barishte aromatike majdanoz ose borzilok të freskët
  • 8 vezë
  • 4 lugë me panna kuzhine
  • dy lugë gjelle me djathë të grirë
  • dy luge gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 400 gram domate të vogla
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Lajmë qepët dhe i grijmë imët. Lajmë domatet dhe i presim për së gjati. Grijmë imët barishtet mbasi i kemi larë dhe tharë me leter kuzhine.

2

Rrahim vezët me panën dhe djathin parmigiano,i bashkojmë me barishtet e grira imët, kripën dhe piperin.

3

Në një tigan vendosim pak vaj dhe skuqim 1/4 e qepës, shtojme 1/4 e domateve dhe vazhdojmë t'i skuqim për disa sekonda.

4

Më pas shtojme dhe 1/4 e përzierjes që kemi berë me vezën dhe e lëmë për 3-4 minuta në zjarr shumë të ulët.

5

Në këtë mënyrë vazhdojmë me pjekjen e 3 omëletave të tjera.

6

Omëleta shërbehet e ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment