Omëletë klasike për ta nisur këtë të martë!

Omëletë klasike për ta nisur këtë të martë!

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 2 minuta Koha e gatimit: 2 minuta

Ingredientët

  • 2 vezë të mëdha
  • 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 2 lugë gjelle djathë të grirë (çdo model që dëshironi)
  • 4 pomodorini të ndara përgjysmë
  • borzilok të freskët të copëtuar

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me një pirun.

2

Në një tigan skuqni gjalpin.

3

Sapo të shkrijë shtoni vezën e rrahur dhe prisni sa të mpikset.

4

Më pas e ktheni nga ana tjetër.

5

Në mes i shtoni djathin, domatet dhe borzilokun.

6

Paloseni përgjysme omëletën dhe shijojeni të ngrohtë.

Lini një koment