Njihuni me simptomat e zakonshme dhe ndërlikimet e mundshme që shkaktojnë infeksionet nga koronaviruset

Një virus me pasoja fatale për jetët njerëzore i përhapur në Kinë, ka bërë që e gjithë bota të marrë masa të rrepta sigurie.

Cilat janë disa gjëra të rëndësishme që duhet të dini për fenomenin më të diskutuar të këtyre ditëve në media?

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje, nga rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda, siç është sindroma Mers dhe Sars.

Cilat janë disa nga simptomat më të zakonshme?

  • Dhimbje koke dhe dobësi
  • Rrufe
  • Kollë dhe dhimbje
  • Dhimbje muskujsh

Cilat janë disa nga ndërlikimet e mundshme?

  • Temperaturë e lartë mbi 38 gradë celsius.
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Pneumoni
  • Gjendje septike dhe vdekje

Përhapja:

Transmetimi nga njeriu tek njeriu është konfirmuar. Çfarë rekomandohet në raste të tilla:

  • Vendosja e maskës
  • Larja e shpeshtë e duarve
  • Shmangia e kontaktit me persona që kanë kollë dhe temperaturë

Fotografia e Instituti i Shëndetit Publik - Faqja zyrtare

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Lini një koment