Nisni nga puna tani për t’i shijuar sa më parë këto mini-kroasantë të vegjël!

Nisni nga puna tani për t'i shijuar sa më parë këto mini-kroasantë të vegjël!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan me ujë të ngrohtë
  • ½ filxhan me qumësht të vakët
  • 1 vezë
  • 30 gramë gjalpë të shkrirë
  • 1/3 filxhan çaji me sheqer
  • 1 lugë kafe kripë
  • 3 ¾ filxhanë me miell
  • 1 lugë kafe maja të thatë

Udhëzimet

1

Kombinoni ujin, qumështin, vezën, gjalpin, sheqerin, kripën dhe miellin. Punojeni mirë brumin. Nëse do të kishit një makineri do të ishte akoma më mirë.

2

Pas kësaj ndajeni brumin në dy pjesë. E punoni me dorë secilën duke i dhënë një formë cilindrike të gjatë.

3

Më pas i prisni kruasantët me duar dhe i lyeni sipër me pak gjalpë.

4

I rrotulloni me kujdes për t'i dhënë formën dhe i vendosni me kujdes në një tavë, ku keni shtruar më parë letrën e kuzhinës.

5

I lini të qendrojnë në një vend të ngrohtë përreth 1 orë.

6

Tani është koha t'i fusni për 10-15 minuta në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius, sa të marrin një ngjyrë të artë.

Lini një koment