Nga shëndeti kardiovaskular tek lëkura e pastër, këto janë 10 super përfitimet që arrat i japin trupit tuaj

Arrat janë si një paketë me një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese me efekte jashtëzakonisht pozitive në trupin tonë.

Më poshtë po ju rendisim disa prej këtyre përfitimeve:

Një zemër e shëndetshme
Arrat përmbajnë disa acide yndyrore që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL dhe triglicerideve, të cilat janë të dëmshme për trupin tuaj. Disa studime tregojnë gjithashtu se arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të sulmit në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kontribuon në humbjen e peshës
Arrat ju ndihmojnë në uljen e oreksit tuaj dhe rrjedhimisht ju ndihmojnë të rezistoni ndaj dëshirave “të gabuara”.

Ul rrezikun nga diabeti
Njerëzit që janë mbipeshë, ka më shumë të ngjarë të kenë nivele më të larta të sheqerit në gjak. Arrat ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe parandalimin e mbipeshës. Një studim i vitit 2016 zbuloi gjithashtu se konsumimi i vajit të arrave ndihmon në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kocka të forta
Arrat janë një burim i mirë i bakrit. Mos-marrja e mjaftueshme e këtij minerali mund të rrisë rrezikun e osteoporozës. Kjo gjendje i bën kockat tuaja më të holla dhe më pak të dendura dhe kështu janë më të lehta për t’u thyer. Një mineral tjetër i pranishëm në arra është magnezi, i cili është i rëndësishëm për kockat tuaja, sepse i ndihmon ato të thithin kalciumin e nevojshëm për formimin e kockave.

Redukton rrezikun e kancerit
Arrat ulin rrezikun e të prekurit nga kanceri i gjirit dhe prostatës.

Një lëkurë më e mirë
Arrat përmbajnë vitamina E dhe F që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga radikalet e lira, të cilat janë të dëmshme. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e rrudhave dhe lëkurës së thatë.

Përmirësojnë fertilitetin tek meshkujt
Arrat janë të pasura me antioksidantë, të cilat përmirësojnë cilësinë e spermës.

Redukton rrezikun e arteriosklerozës
Arterioskleroza është një gjendje që mund të çojë në sulm në zemër dhegoditje në tru. Ndodh kur kolesteroli i oksiduar LDL rritet në arteriet tuaja dhe kështu i ngushton ato. Arrat janë një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve, të cilat mund të parandalojnë dëmtimin oksidues të kolesterolit LDL dhe për këtë arsye, ulin rrezikun e arteriosklerozës. 

Zorrë më të shëndetshme
Zorrët tuaja përmbajnë baktere “të mira” dhe “të këqija”. Bakteret “e mira” ndihmojnë me tretjen dhe shkatërrojnë bakteret “e këqija”. Shumë baktere të dëmshme në trupin tuaj, mund të çojnë në disa probleme shëndetësore, si shtimi i peshës, inflamacioni dhe kanceri kolorektal. Arrat nxisin shëndetin e zorrëve dhe rrisin sasinë e baktereve të dobishme në të.

Funksion më i mirë i trurit
Arrat mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës dhe të të mësuarit. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e rënies konjitive dhe sëmundjeve neurodegjeneruese. Ato përmbajnë komponime polifenolike që mund të zvogëlojnë dëmtimin oksidativ dhe inflamacionin në trurin tuaj./neps.al

Image result for walnuts

Lini një koment