Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës, ja 10 hapat për një zemër të shëndetshme!
10 hapa për një zemër të shëndetshme:
1.Thuaji Jo Duhanit
Duhanpirësit janë dy herë më shumë të rrezikuar dhe të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiake krahasuar me jo duhanpirësit. Me lënien e duhanit ky rrezik fillon të minimizohet.
2. Limitoni sasinë e kripës Konsumi i lartë i kripës mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut gjë që rrit edhe rrezikun për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës, prandaj evitoni ushqime të tilla si: patatina, kikirikë të kripur, ushqime të gatshme dhe të paketuar, ushqimet e shpejta, pica si dhe drithërash që konsumohen në mëngjes.
3. Kujdes me dietën
Konsumoni një dietë ushqimore të balancuar, në përbërje të të cilës nuk duhet të mungojnë asnjëherë frutat e freskëta të stinës dhe perimet, vaji i peshkut, bukë integrale, makarona dhe oriz.
4. Monitoroni konsumin e alkoolit
Alkoli i tepërt rrit edhe rrezikun për goditje në zemër prandaj limitoni konsumimin në 1-2 gota pije alkoolike në ditë.
5. Jini Aktiv
Kryeni të paktën 30 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në ditë. Nëse kjo ju duket e vështirë mund të filloni me ushtrime të lehta duke intensifikuar ato gradualisht me kalimin e kohës.
6. Menaxhoni Peshën Nëse jeni mbipeshë apo obezë filloni të aplikoni ndryshime të shëndetshme në stilin tuaj të jetesës, fillimisht filloni të ushqeheni shëndetshëm dhe njëkohësish mundohuni të jeni sa më aktiv, ushtroni rregullisht aktivitet fizik.
7. Masni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit mundësisht nën asistencën e mjekut specialist
Personat me presion të lartë të gjakut kanë një rrezik të shtuar për të pësuar goditje në tru ose atak në zemër. Ulni nivelin e kolesterolit duke kryer aktivitet fizik dhe konsumoni ushqime të pasura me fibra si tërshërë, fasule, thjerrëza, arra, bajame, fruta dhe perime.
8. Mbani nën kontroll stresin
Kur jemi të stresuar jemi të prirur të reagojmë duke ngrënë jo shëndetshëm, të pimë më shumë duhan dhe alkool, zakone këto që rrisin rrezikun për goditje në zemër.
9. Nëse keni histori familjare me sëmundje zemre atëherë kujdes se edhe ju keni rrezik të shtuar për t‘u prekur.
10. Informohuni mbi simptomat e hershme të sëmundjes koronare të zemrës dhe konsultohuni me mjekun.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment