Nëse dëshironi një lëkurë plot jetë dhe me shkëlqim, duhet ta provoni këtë maskë!

Mjalti qetëson lëkurat e ndjeshme, falë veprimit të tij antioksidues si dhe pastron lëkurën dhe rigjeneron qelizat sipërfaqësore. Në një periudhë afatgjatë, mjalti parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

Nëse dëshironi një lëkurë plot jetë dhe me shkëlqim trajtoni fytyrën me maskën e mëposhtme: 

  • 1/2 avokado
  • 1/2 karotë
  • 3 lugë kafe mjaltë

Udhëzime: 

  • Të 3 përbërësit i bashkoni në një blender.
  • Me këtë maskë lyeni  fytyrën dhe qafën.
  • Lëreni përzierjen të veprojë për 10 deri në 15 minuta, pastaj shpëlajeni.

Lini një koment