Në tryezën e Julia Roberts: Si të gatuajmë ëmbëlsirën e preferuar të aktores
Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht që edhe aktorja e famshme e Hollywood, Julia Roberts ka shijet e saj të veçanta.
Sipas informatave të saj, Julia pëlqen pafund çdo lloj ëmbëlsire me pjeshkë, sidomos tartë me pjeshkë.
Që të gatuani dhe ju ëmbëlsirë me pjeshkë si Julia, këtu gjeni recetën:
Ingredientët
5 pjeshkë
200 gr fruta pylli
250 gr miell
125 gr sheqer pluhur
150 gr gjalpë (i ftohtë)
1 vezë
4 lugë gjelle sheqer
Kripë
Kanellë
4 gr pluhur pjekës
Udhëzimet
1
Në një mikser përgatitsni brumin e tartës duke shtuar miellin, gjalpin e ftohtë, sheqerin pluhur, pak kripë dhe vezën.
2
Miksojini derisa të lidhen, por jo shumë që të mos ngrohet gjalpi.
3
Hidheni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me miell, krijoni një top brumi, mbështilleni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.
4
Pastroni dhe pritini pjeshkët në feta, spërkatini me sheqer dhe pak kanellë.
5
Hapni brumin me shpejtësi dhe vendoseni në tavën e tartës të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell.
6
Vendosni pjeshkët rreth tavës dhe shtoni frutat e pyllit të cilave u shtoni vetëm një lugë sheqer në çastin që i vendosni në tavë.
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Shalqini është frut shekullor, i lëngshëm dhe i ëmbël dhe shumë e shohin atë si një ëmbëlsirë të përsosur për të shuar etjen gjatë vapës së verës. Këtu janë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të tij: 1-Ju ndihmon të...
Lini një koment