Të shumtë janë ata që edhe pse termometri shënon lartë, i ka kapur e ftohura. Shkak për këtë mund të jetë konsumi pa kujdes i ujit të ftohtë apo me akull, por edhe ambientet ku kondicioneri qëndron pingul me shpatullat tona.
Atëherë si t’ja bëjmë?
Ja disa hapa të thjeshtë:
- Konsumoni mjaltë manuka
- Pini shumë ujë
- Shmangni ushqimet e procesuara. Konsumoni ushqime të freskëta dhe shumë supëra
- Mos blini lëngje të gatshme portokalli. Ato përmbajnë vetëm sheqer dhe asgjë tjetër. Në vend të tyre blini fruta të stinës.
- Pushoni herë pas here. Bëni një gjumë cilësor dhe dilni më shpesh në natyrë.
- Pini çaj xhinxheri. Ka veti antiinflamatore dhe do të vrasë viruset që përpiqen të sulmojnë sistemin tuaj imunitar./neps.al

Lini një koment