Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?! Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?
Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!
Nën lupën tonë sot, krepaaat!
Krepat për hir të së vërtetës u bënë një trend që u përqafuan shpejt në kryeqytet dhe jo vetëm. Ndonëse në pamje të parë ato konsiderohen si petulla të holla, historia është ajo që nuk e lë me kaq.
Receta origjinale e krepave është krijuar në një provincë të Francës moderne. Fillimisht krepat përdoreshin çdo ditë, në vend të bukës. Ndërsa në ditët e sotme ato konsumohen të mbushura, të ëmbla ose të kripura sipas shijes individuale.
Krepat nuk janë thjesht një ushqim i lirë, i shijshëm dhe i thjeshtë. Në kalendarin Francez, ato kanë një ditë të shënuar. Çdo 2 shkurt festohet ‘Dita e Krepave”. Familjet e festojnë këtë moment duke ngrënë në vaktin e tyre… çfarë tjetër përveçse krepa?
Megjithë këto që thamë, na shkoi goja lëng për një krepë të mirë. Por nëse jemi në Tiranë, ku duhet të drejtohemi?
Neps ka 4 sugjerime për ju:
Tek “Petro Nini”
Nuk është e thënë të jesh një petronins apo ish, për të njohur famën e madhe që ka kjo kreperi në kryeqytet. Padyshim është një ndër më të frekuentuarat. Kjo kreperi i ka rezistuar kohës, pavarësisht kreperive të shumta që lindën pas saj.
Ambienti thuajse është i njëjtë prej vitesh. Me siguri e tillë është edhe klientela. Teksa i hedh një sy menusë dhe zgjedh të preferuarën tënde, mëson aty për aty që po të hedhësh një garuzhde mbi sipërfaqen e nxehtë të makinerisë, brumi i krepave piqet për 30 sekonda.
Për çfarë të ka vajtur mendja? Për një krep fshati, lidia, lunch, meksikan apo me fruta? Të gjitha këto dhe më shumë i gjeni tek një ndër kreperitë e njohura që është zgjeruar me shpejtësi në Tiranë.
https://www.instagram.com/p/Br20AC5nGd4/
“Crepa Crepa” e gjeni tek rruga “Islam Alla”, tek “Myslym Shyri” apo përballë Drejtorisë së Policisë, tek rruga “Sami Frashëri”.
Krepa të shijshme mund të shijoni edhe tek “Cioccolatitaliani Tirana” një ndër hapsirat më luksoze në vend. Baza e krepave që të serviren këtu është çokollata e mirë, e plotë dhe me një shije të fortë që të mbetet gjatë në mend.
Krepat me nutella i gjeni të shoqëruara edhe me akullore me shije të rafinuara. Jetoni për të ngrënë apo hani për të jetuar?/neps.al
Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?!Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët...
Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?! Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e...
Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?! Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e...
Lini një koment