Muffins të kripur me perimet e stinës

Muffins të kripur me perimet e stinës

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle niseshte patatesh
  • 250 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 kungull i njomë
  • 4 domate qershi
  • 10 ullinj jeshil
  • 2 lugë gjelle kaçkavall në fije
  • 12 forma muffins
  • 4 vezë
  • 80 ml vaj
  • 125 gr kos
  • 2 lugë gjelle djathë parmigiano i grirë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tas vendosim 4 vezë të plota, i përziejmë mirë.

2

Shtojmë 80 ml vaj, 125 gr kos, i përziejmë përsëri.

3

Shtojmë 30 gram parmigiano, pak kripë, nisheshten dhe i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Më pas shtojmë 250 gr miell dhe pluhurin pjekës.

4

E përziejmë sa të na formohet një brum i derdhur, por jo i hollë.

5

Presim në fije ose në rende një kungull të njomë ndërsa domatet qershi i presim në katër pjesë secilën.

6

Ullinjtë i presim në unaza.

7

Vendosim format në një tepsi kapaku, i mbushim ato ¾ e kupës dhe sipër vendosim disa kunguj, tek disa katër copa domate e tek disa të tjera ullinj në rrathë.

8

Por mund ta bëni edhe vetëm me djathë kaçkavall që shkrin.

9

Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment