Muffins me kërpudha dhe spinaq. Fëmijët tuaj do i adhurojnë!

Muffins me kërpudha dhe spinaq. Fëmijët tuaj do i adhurojnë!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë është e thjeshtë, përgatitet në 20 minuta dhe nga secili muffins ju merrni vetëm 40 kalori. Shumë e rekomandueshme edhe për fëmijët tuaj!

Ingredientët

  • 6 vezë
  • ½ filxhan me qumësht
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur (jo plot)
  • 2 filxhan me spinaq (të larë e të copëtuar)
  • 150 gram kërpudha
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Në një tas mesatar përzieni vezët, qumështin, hudhrën, kripën dhe piperin. I përzieni mirë.

3

I shtoni më pas spinaqin, kërpudhat dhe vazhdoni t’i përzieni.

4

Kalojeni masën në format specifike për muffins.

5

I piqni në furrë për 20 minuta.

6

I lini pak të ftohen para se t’i shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment