Mollë të mbushura me tërshërë dhe kanellë për të ëmbëlsuar ditën tuaj

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4-5 persona
Kalori:
339
3 mollë të prera përgjysmë
4 lugë gjelle vaj kokosi
¼ filxhan me sheqer
3 lugë gjelle miell
½ filxhan me tërshërë
¼ lugë çaji me kanellë

1.Parangrohni furrën në 190 gradë.

2.Merrni një tavë dhe radhisni njëra pas tjetrës mollët e lara dhe të prera përgjysmë.

3.Në një tas kombinoni vajin, sheqerin, miellin, tërshërën dhe kanellën. I përzieni mirë e mirë.

4.Vendosni nga një lugë gjelle tek mesi i secilës mollë.

5.I piqni për 25-30 minuta derisa mollët të zbuten. Ju bëftë mirë!

Komento