A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Sugjerojmë:
Uthulla e mollës është një prej produkteve për të cilat flitet më shumë vitet e fundit, si për pastrimin e shtëpisë, ashtu edhe për higjjienën personale. Falë vetive të saj dezinfektuese, zbardhuese dhe higjienizuese, ajo gjen vërtet përdorim të gjerë në familjet tona.
Hapi i parë është të shtrydhni lëngun. Përdorni mollë të ëmbla, mundësisht organike, por jo shumë të pjekura ose të kalbura. Lajini me kujdes, qërojini dhe hiquni meset. Më pas shtrydhini derisa të merrni një litër lëng.
Hapi i dytë është përgatitja e mushtit. Hidheni lëngun në një enë qelqi dhe mbylleni me llastik. Sigurohuni ta keni mbyllur hermetikisht në mënyrë që oksigjeni të mos hyjë në të. Lëreni të fermentohet për 4-6 javë në temperaturë rreth 18 ose 20 gradë.
Së fundi, ka mbetur vetëm që mushti të shndërrohet në uthull. Hidheni në një enë qelqi, mbulojeni me një pecetë dhe ruajeni në një vend të ngrohtë. Sigurohuni që temperatura të jetë rreth 20 gradë Celsius dhe shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës të cilat mund të shkatërrojnë këtë produkt. Trazojeni njëherë në ditë me lugë druri. Së fundi, filtrojeni dhe ruajeni në një shishe, mundësisht me ngjyrë të errët pasi drita e drejtpërdrejtë mund ta shkatërrojë atë.
Pasi të jetë gati, përdoreni këtë produkt në rutinën tuaj të bukurisë, të kujdesit ndaj flokëve apo për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme në shtëpi.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment