Mësojeni njëherë e mirë: Ja cilat ushqime duhet të konsumoni dhe cilat jo gjatë periudhës së periodave
Mund të keni dëgjuar shpesh për ushqime që ndihmojnë në pastrimin e fytyrës, shëndetin e flokëve, kujtesën e mirë apo edhe që sjellin lumturinë tuaj.
Dhe për të gjitha femrat që akoma nuk e dinë dhe sikletosen shumë gjatë periudhës së periodave, ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe do të shmangin iritimin tuaj.
Ndërkohë duhet të eliminoni konsumimin e disa ushqimeve të tjera që shkaktojnë fryrje dhe dhimbje të barkut gjatë menstruacioneve.
Ju duhet të shmangni me patjetër:
1.Pijet e gazuara
Pijet e gazuara ndikojnë në fryrjen e barkut dhe si pasojë në shtimin e dhimbjeve, zgjidhni ujin në vend të tyre.
2.Ushqimet e përpunuara
Ushqimet e përpunuara përmbajnë shumë natrium dhe si pasojë shkaktojnë fryrje barku, ndaj shmangini produktet e paketuara.
3.Ushqimet e skuqura
Ushqimet e skuqura rritin nivelin e estrogjenit tuaj, i cili ndikon te dhimbjet menstruale, prandaj hiqni dorë nga to.
4.Bishtajoret
Edhe bishtajoret shkaktojnë fryrje të barkut, prandaj lërini mënjanë që të shmangni sikletin.
5.Drithërat e rafinuara
Drithërat e rafinuara i humbasin disa nga vlerat e tyre ushqyese dhe si pasojë ndërhyjnë në sheqerin tuaj në gjak.
6.Ushqimet me shumë yndyrë
Ushqimet me yndyrë të lartë ndikojnë në aktivitetin e hormoneve tuaja. Ata shkaktojnë dhimbje dhe inflamacion.
Duhet të konsumoni me patjetër:
1.Lakër jeshile
Gjatë menstruacioneve nivelet e hekurit bien ndjeshëm dhe prandaj duhet të konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë hekur.
2.Portokalle
Konsumimi i kalciumit redukton depresionin dhe ankthin. Vitamina D rregullon enzimen që konverton triptofanin në serotonin, neurotransmetues që ndihmon në rregullimin e gjendjes tuaj.
Së bashku, kalciumi dhe vitamina D shmangin simptomat PMS. Nivelet e larta të kalciumit gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet, duke vepruar si relaksues i muskujve.
3.Banane
Një banane është një nga ushqimet më të mira për rritjen e humorit që mund të hani, në sajë të dozës së lartë të vitaminës B6.
Ato janë të pasura me kalium dhe magnez, të cilët mund të zvogëlojnë mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Gjithashtu ndihmojnë rregullimin e sistemit tuaj të tretjes.
4.Shalqi
Menstruacionet janë periudha që të gjitha femrat kërkojnë sa më shumë ëmbëlsira dhe frutat janë gjithmonë në listë, prandaj shalqiri është i duhuri për konsum.
5.Salmon
Salmoni është përgjigjja për të gjitha problemet tuaja në këtë periudhë. Është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat punojnë për të relaksuar muskujt tuaj, duke lehtësuar dhimbjen.
6.Brokoli
Brokoli përmban të gjitha lëndët ushqyese që luajnë një rol në lehtësimin e simptomave të PMS-magnezit, kaliumit, kalciumit dhe vitaminave A, C, B6 dhe E.
7.Çokollatë të zezë
Çokollata e errët është një burim i mirë i magnezit, i cili jo vetëm që stimulon gjendjen e temperaturës, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e serotoninës – hormonit të lumturisë.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment