Merrni fëmijët dhe gatuani së bashku këto kupa të shijshme prej çokollate!

Merrni fëmijët dhe gatuani së bashku këto kupa të shijshme prej çokollate!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të bësh këto kupa prej çokollate është kaq qejf! Merri fëmijët në kuzhinë dhe gatuani së bashku me ta.

Ingredientët

  • 4 banane të ngrira të qëruara
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 2 lugë gjelle pluhur kakaoje
  • Për dekor: 1 banane e freskët e prerë në feta-feta

Udhëzimet

1

Të gjithë përbërësit i vendosni në një blender dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

2

Merrni kupat prej silikoni dhe vendosni tek to masën që përgatitët. Në mesin e tyre vendosni nga 1-2 feta banane, siç e shikoni edhe në foto.

3

Tani i fusni në frigorifer për të paktën 4 orë dhe shijojini.

4

Nëse doni t’i ruani më gjatë mbështillini tasat me një qese kuzhinë dhe i ruani në frigorifer deri në një javë. Ju bëftë mirë!

5

Lini një koment