Kjo është një recetë fantastike ku fëmijët tuaj mund ta shijojnë spinaqin pa e kuptuar se po hajnë spinaq.
Fruti që e bën këtë mrekulli është mango. Ky frut fatmirësisht gjendet edhe në vendin tonë, prandaj kur vjen puna tek ushqimi i bebes mos u kurseni. Kur të shikoni që i vogli juaj do ta ketë fshirë pjatën, do më falenderoni!
Ju nevojiten:
- 100 gram boronica
- 100 gram tul mango
- 5-6 gjethe spinaq të lara mirë
Udhëzime:
- Në një blender përzieni mirë të tri përbërësit.
- E shërbeni në një pjatë dhe ushqejeni të voglin tuaj me lugë. Kjo recetë është e përshtashme për bebet 9 muajshe.
Nëse ju ngel pak nga ushqimi, ruajeni në frigorifer dhe mund ta shfrytëzoni dy ditë radhazi./neps.al
Lini një koment