Me verë të kuqe, kërpudhat e skuqura kanë një shije speciale!

Me verë të kuqe, kërpudhat e skuqura kanë një shije speciale!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Si i keni marrëdhëniet me kërpudhat? Kjo recetë e thjeshtë, do i japë lezet tryezës suaj. Provojeni!

Ingredientët

  • 1 pako kërpudha
  • 1 gotë verë të kuqe
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani kërpudhat dhe i prisni në copa të vogla.

2

I thani mirë dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri.

3

Prisni deri sa të skuqen dhe derisa të avullojë krejtësisht lëngu që do të lëshojnë,

4

Pas kësaj i shtoni verën e kuqe. I përzieni mirë.

5

Pas disa minutash i shtoni kripën, piperin dhe majdanozin e grirë imët.

6

I shërbeni të ngrohta dhe nëse dëshironi me pak limon sipër.

Lini një koment