Me patate dhe qepë mund të bëni qoftet më të shijshme e më të lehta që keni ngrënë ndonjëherë!

Me patate dhe qepë mund të bëni qoftet më të shijshme e më të lehta që keni ngrënë ndonjëherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Patate keni besoj në kuzhinë, qepë po e po. Recetën e qofteve jua sjell Neps.al. Çfarë pret për të nisur nga puna?

Ingredientët

  • 300 gram patate
  • 1 qepë e grirë imët
  • 40 gram gjalpë
  • 100 gram miell
  • 1 e verdhë veze
  • majdanoz apo nenexhik (opsionale)
  • Kripë, piper
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i vendosni në një tenxhere me ujë e kripë për t’i zierë. Ndërkohë grini imët qepën dhe e vendosni në një tigan për ta skuqur bashkë me gjalpin.

2

Pasi patatet të jenë zierë, i kaloni në ujë të ftohtë për disa minuta sepse kështu do e keni më të lehtë për t’i hequr cipën.

3

I vendosni në një enë dhe i shtypni me një pirun.

4

Shtoni qepën, miellin, vezën dhe filloni t’i përzieni mirë. I rregulloni me pak kripë e piper.

5

E mbuloni tasin me një qese kuzhine dhe e lini për 30 minuta në frigorifer.

6

Pasi ka kaluar koha e nxirrni tasin dhe filloni e formoni disa toptha të vegjël.

7

I spërkasni me pak miell dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan, ku vaji duhet të jetë nxehur më parë.

8

Këto mund të piqen edhe në furrë, për të shmangur vajin.

Lini një koment