Mbushur me gjizë, këto speca të pjekura në furrë janë dreka speciale për sot!

Mbushur me gjizë, këto speca të pjekura në furrë janë dreka speciale për sot!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë të hap oreksin dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje!

Ingredientët

  • 6-8 speca jeshil (varësisht numrit të personave që jeni). Rekomandohet 2-3 speca për person
  • 2 domate
  • 200 gram gjizë
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • kripë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani specat, u hiqni bishtin dhe farat. I prisni përsëgjati.

2

Në një enë përzieni gjizën, majdanozin, domatet e prera kubikë pa lëkurë dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.

3

I trazoni mirë dhe mbushni me to, specat.

4

I radhisni specat në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

5

Shënim: Nëse gjiza nuk ka shumë kripë, mund t'i shtoni pak!

Lini një koment