Mbani celulitin nën kontroll me këtë scrub 100% natyral
Produktet natyrale mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme dhe t’i përdorni për çdo pjesë të trupit. Celuliti për shembull është që fenomen që shqetëson shumë vajza dhe ato janë gati të shpenzojnë një mal me para, para alternativës që i del e para.
Në fakt nuk duhet të jetë kështu. Ka pafund maska apo scrube natyrale, që kërkojnë vetëm vetëm pak minuta kohë dhe nuk kanë aspak kosto.
Pse të blini një scrub për trupin me çmim aspak të arsyeshëm, kur në fakt ju mund ta bëni atë vetë në shtëpi?
Ju duhet:
1 banane e pjekur mirë
3 lugë gjelle sheqer
1/4 lugë çaji vanilje
Përgatitja:
Në një enë shtoni të gjithë përbërësit dhe me anë të një piruni shtypni bananet.
Aplikojeni scrubin përpara se të bëni dush, duke masazhuar lehtë trupin dhe pjesët ku celuliti është i dukshëm.
Shpëlajeni më pas trupin me ujë të ngrohtë.
Kjo metodë rekomandohet 2-3 herë në javë, para se të bëni dush./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment