Kjo maskë e flokëve përmban 3 përbërës: vaj ulliri, avokado dhe mjaltë.
Avokadot janë të pasur me Vitaminë B, vitaminë E dhe proteina, elementë këto që u japin shkëlqim flokëve dhe i bëjnë më të dendur.
Mjalti është një hidratues natyral që ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë nga skalpi i kokës.
Përbërësit:
- 1 avokado e pjekur
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
- Përzieni 1 avokado të pjekur (prerë në kube të vogla), vajin e ullirit dhe mjaltin.
- Pasi të jetë formuar një masë homogjene aplikojeni këtë përzierje në flokë të lagur duke filluar nga rrënja deri tek majat.
- Mbajeni për 40-45 minuta.
- Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm dhe lajini me shampo si zakonisht./neps.al
Lini një koment