Temperaturat e ulëta që pritet të vijnë gjatë muajve në vijim, mund të ndikojnë direkt tek lëkura juaj duke e tharë atë. Dhe meqënëse në treg do të dalë me shumicë portokalli, Neps.al ka një këshillë për ty.
Merrni 1 portokall. Çfarë supozohet të bëni tani?
Hidhini një sy pikave më poshtë:
- Thani pak lëkurë portokalli dhe më pas grijeni.
- Bëjeni në formën e një pudre.
- Duhet ta përzieni me 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kos derisa të krijoni një masë homogjene.
- Aplikojeni në fytyrë, lëreni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

I ftohti i dimrit ndikon negativisht në lëkurë, sidomos tek fytyra. Për këtë arsye është e nevojshme aplikimi herë pas here i maskave natyrale për të shmangur tharjen e lëkurës./neps.al
Lini një koment