Maska me kanellë është shumë e thjeshtë përgatitet me përbërës natyralë që të gjithë i kemi në shtëpi si mjalti, limoni, kanella e arra moskat. Është sidomos e përshtatshme për lëkura të papastra, me pika të zeza dhe të yndyrshme.
Mjalti ka veti antibakteriale dhe kjo gjë e bën të dobishme për të pastruar, ushqyer e rigjeneruar shkëlqimin e lëkurës. Përbërësi i dytë është limoni dhe falë përmbajtjes së vitaminës C dhe acidit citrik ka veti dezinfektuese dhe rigjeneruese, prandaj është i dobishëm për të eliminuar njollat, pikat e zeza dhe poret e mbyllura.
2 përbërësit e tjerë janë kanella dhe arra moskat dhe kanë të dyja efekte shumë të dobishme: kanella ka veti antibakteriale dhe anti-kërpudhore dhe është shumë e dobishme për poret e bllokuara, kurse arra moskat ka vitaminë B dhe C dhe është shumë e dobishme për kurimin e njollave të lidhura me aknet ose imperfeksionet e ndryshme.
Si përgatitet maska
Për këtë maskë përdoret një lugë gjelle mjaltë, 8-10 pika limon, një lugë kafeje kanellë dhe pak arrë moskat. Nëse kemi lëkurë shumë të ndjeshme ose që ka tendencë të skuqet, e minimizojmë pak dozën e limonit, kanellës dhe arrën moskat. Kjo maskë aplikohet në fytyrë të pastër dhe lihet të reagojë për 10-15 minuta, shpëlahet me ujë të vakët dhe më pas aplikohet krem hidratant.
Lini një koment