Maskë me gjalpë kikiriku për lëkurë të ushqyer në thellësi
Gjalpi i kikirikut nuk është vetëm për t’u ngrënë në mëngjes. Me një lugë nga kavanozi i gjalpit tuaj të kikirikut mund të krijoni një maskë të mrekullueshme fytyre. Komponentët ushqyes që ndodhen në të, e shndërrojnë në një thesar të çmuar për lëkurën tuaj sepse vajrat e dobishme të tij forcojnë qelizat, duke e bërë lëkurën tuaj të butë e të tonifikuar. Kjo recetë gjithashtu siguron një pastrim të thellë dhe çliron kongjestionin. Sido që të jetë, nëse keni alergji nga kikirikët, mos e bëni këtë maskë.
Merrni një lugë gjelle gjalpë kikiriku dhe shtojeni në blender. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, duke e bërë një maskë perfekte për lëkurat e ndjeshme. Shtoni gjithashtu çerek kastraveci. Ai lufton rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Kastraveci ka të njëjtin pH si lëkura juaj. Kjo do të thotë që ai pastron butësisht lëkurën, pa i larguar vajrat natyrale të saj.
Për ta përkëdhelur pak më shumë lëkurën tuaj, prisni dy feta dhe aplikojini tek sytë ndërsa prisni efektin e maskës. Do të ndiheni si në një SPA.
Nëse dëshironi, shtoni në blender një luleshtrydhe gjithashtu. Luleshtrydhet kanë komponentë që largojnë aknet dhe pastrojnë lëkurën. Acidet e tyre natyrore reduktojnë edhe pamjen e rrudhave.
Nëse keni fytyrë të yndyrshme, shtoni dhe gjysmë limoni të shtrydhur në blender. Ai largon yndyrat pa e tharë lëkurën si dhe pastron poret duke eliminuar pikat e zeza.
Përbërësi i fundit është veza. Vezët kanë sasi të larta albumine e cila ushqen fytyrën e thatë dhe redukton vijat e holla.
Hapi i fundit është t’i fruloni në blender të gjithë përbërësit. Aplikojeni maskën në qafë dhe fytyrë, vendosni dhe fetat e kastravecit në sy dhe lëreni për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të ngohtë. Thani fytyrën dhe do të shihni sa mirë do të ndihet ajo./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment