Maskë me aspirinë kundër acarimit të lëkurës

Fytyrat e ndjeshme mund të acarohen lehtë për një sërë faktorësh të ndryshëm ( të brendshëm ose të jashtëm). Acarimi manifestohet në fytyrë me shfaqjen e akneve apo me skuqjen e lëkurës.

Ja një maskë e thjeshtë që ju vjen në ndihmë menjëherë në raste të tilla:

Përbërësit e maskës:

  • 3 kokrra aspirinë
  • 3 lugë gjelle ujë i ngrohtë

Udhëzime:

  • Tresni kokrrat e aspirinës në ujë të ngrohtë dhe aplikojeni maskën në fytyrë me ndihmën e një furçe të vogël.
  • Lëreni të veprojë për 10 minuta.
  • Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të freskët./neps.al 

Image result for aspirin"

Lini një koment