Ekziston një “sekret bukurie”, një maskë, e cila përgatitet në pak minuta, por që ju zgjidh problemin për të pasur kaçurrela të bukur e voluminozë në çdo kohë.
Çfarë ju duhet:
- 2-3 pika vaj esencial rozmarinë
- ¼ filxhan me qumësht kokosi
- 2 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
- 1 lugë vaj kokosi i lëngët

Çfarë duhet të bëni:
- Bashkojini të gjitha produktet në një enë dhe i përzieni derisa të krijohet një pastë homogjene.
- Aplikojeni këtë maskë me duar tek flokët tuaj, duke i ndarë flokët në seksione.
- Përdorni një krehër në mënyrë që maska të prekë çdo pjesë të flokëve.
- Pasi ta keni aplikuar të gjithë maskën, vendosni në flokë një kapuç ose një qese dhe afrohuni pranë kondicionerit/tharëses për rreth 45 minuta.
- Më pas, lani flokët siç bëni normalisht. Në fund do të shihni që maska ka dhënë efektin e saj./neps.al
Lini një koment