Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj. Këto maska nuk kërkojnë shumë shpenzime, ndërsa japin rezultate shumë të mira për hidratimin dhe rigjenerimin e fytyrës.
Ja një maskë me të bardhat e vezëve dhe kos.
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës.

Çfarë duhet të bëni:
- Hidhni dy lugë gjelle kos, tek e bardha e vezës. I përzieni mirë dhe aplikojeni në fytyrën e pastër.
- E lini për 20 minuta.
- Në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë./neps.al
Lini një koment