Deri më tani është besuar se rrudhat shfaqen në të 3-tat, por sot po shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja që përdorin kremra anti-plakje ose anti-rrudhë.
Janë radikalet e lira, rrezet ultravjollcë dhe toksinat, stresi, duhani, gjenetika, stili i jetesës etj ato që përshpejtojnë procesin e plakjes.
Ja një maskë natyrale me tërshërë që ka efekt lifting në fytyrën tuaj.
Do ju duhet:
- 2 lugë gjelle tërshërë
- 1/2 filxhan me ajkë qumështi
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle vaj esencial bajameje
Udhëzime:
- Përzieni ajkën e qumështit me tërshërën dhe ngroheni pak në zjarr të avashtë.
- Kur të shikoni që tërshëra është zbutur, shtoni vajrat.
- Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni për 20-30 minuta të veprojë.
- Në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një peshqir të pastër.

Kujdes: Shmangni sytë dhe buzët kur të aplikoni maskën./neps.al
Lini një koment