Vezët janë shumë të pasura me hekur, vitaminë B dhe selenium që i japin lëkurës një paraqitje rinore, por ndihmojnë njëkohësisht në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit.
Të bardhat e vezëve janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme të bukurisë që mund të bëhen lehtë në shtëpi.
Më poshtë ju sjellim një maskë kundër qelizave të vdekura
Çfarë ju duhet:
- E bardha e 1 veze
- 1/2 lugë gjelle mjaltë ( i lëngshëm)
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë çaji sheqer
Udhëzime:
- Në një tas bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë.
- Aplikojeni në lëkurë dhe masazhojeni me gishtërinj në lëvizje rrethore.
- Pas 10 minutave e lani fytyrën me ujë të ngrohtë./neps.al
Lini një koment