Makarona me perime dhe fëmijët tuaj do e “fshijnë” pjatën!

Makarona me perime dhe fëmijët tuaj do e "fshijnë" pjatën!

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 200 gr makarona
  • ½ qepë të thatë
  • ½ presh (pjesa e bardhë)
  • 1 patate
  • 1 karotë
  • 1 kungull
  • ½ spec të kuq
  • 1-2 lugë gjelle pure domateje
  • 1 kokërr domate
  • 3-4 gjethe selinoje
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 litra ujë
  • 1 koncentrat perimesh ose pule
  • 100 gram djathë kaçkavall ose parmigiano
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht grijmë perimet në kubikë të vegjël.

2

Në një tigan të thellë ose tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim lehtë qepën dhe preshin e grirë imët. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karotën, specin dhe pataten.

3

Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë domaten të grirë në rende pa lëkurë së bashku me purenë e domates.

4

Rregullojmë shijen me pak piper dhe me pak koncentrat pule ose perimesh të thërrmuar. Shtojmë gjethet e selinosë dhe në fund ujin e ngrohtë.

5

Vendosim kapakun dhe i lemë perimet të ziejnë për rreth 15-20 minuta në temperaturë mesatare.

6

Pas këtij minutazhi shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë për 8 minuta, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë për disa minuta në nxehtësinë e saj dhe më pas e servirim duke vendosur në anë të pjatës djathin parmigiano.

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment