Lulelakër në furrë me kërpudha

Lulelakër në furrë me kërpudha

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Receta ime e preferuar! Me gjasa do të bëhet dhe e juaja. Nis nga puna me përgatitjet...

Ingredientët

  • 1 lulelakër ( e ndarë në disa pjesë të mëdha)
  • 200 gram kërpudha
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 filxhan me djathë mozarella të grirë imët
  • Kripë, piper të zi
  • Vaj ulliri
  • Trumzë e freskët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të copat e lulelakrës.

3

I shtoni sipër vaj ulliri, kripë dhe piper.

4

Vendosini me pak distancë nga njëra-tjetra.

5

I fusni në furrë për 20-25 minuta derisa ato të marin një ngjyrë kafe në sipërfaqen.

6

Ndërkohë në një tas bashkoni kërpudhat dhe hudhrat. Shtoni kripë dhe piper. Nxirrni lulelakrën nga furra dhe i shtoni sipër mbushjen.

7

I fusni në furrë edhe për 15 minuta të tjera.

8

Kur të jenë nga fundi i shtoni sipër djathin dhe e fikni furrën.

9

Në fund i shërbeni të ngrohta me pak degë trumzë sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment